Për të menaxhuar situatën me pandeminë, mbrëmjen e së martës, qeveria mori vendim për masat e reja anti-covid.
Një nga pikat ishte ndalimi i pjesëmarrjes fizike të qytetarëve në ceremonitë fetare, njofton Klan Kosova.
Respektimi apo jo i këtij vendimi, do të lihet në dorën e Bashkësisë Islame, e cila ka paralajmëruar se namazi i Kurban Bajramit do të falet me xhemat, por me disa masa shtesë.