Në qytetin e Podujevës gjatë mbrëmjes se djeshme është djegur një kontejner, ku KRM ”Pastrimi” njësia operative Podujevë bëri vendosjen e tyre vetëm disa ditë më parë.


Lajmin e ka konfirmuar KRM “Pastrimi”.

“Edhe pse u paralajmëruan qytetarët të mos hudhin në të mbetje të nxehta, si duket kjo nuk kishte fare rëndësi”, thuhet në një reagim të kësaj kompanie.

Kompania “Pastrimi” lutë qytetarët të jenë më të kujdesshëm pasi në këtë mënyrë rrezikohet shëndeti i qytetarëve, dhe hapësira përreth atyre kontejnerëve./Llapi.info