Një person është arrestuar në Prizren ditën e djeshme, pasi i njëjti në një aheng familjar ka shtënë më armë në ajër.
Sipas PK-së, në vendin e ngjarjes janë konfiskuar arma dhe 13 gëzhoja.
Ndryshe, i dyshuari është liruar dhe rasti po vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.