Është duke vazhduar aksioni i Policisë për lirimin e trotuareve dhe hapësirave publike të Podujevës, njofton Llapi.info
Policia me këtë aksion është parë edhe sot përgjatë rrugës së qendrës “Zahir Pajaziti”, kështu duke i larguar veturat e parkuara në trotuar të cilat pengonin lëvizjen e lirë të këmbësorëve.
Ndërsa, javën e kaluar Drejtoria e Inspeksionit në Podujevë ka larguar edhe shitësit ambulantë të cilët ishin të frekuentuar nëpër hapësira publike, duke i bartur në Tregun e Gjelbër.
Kurse i pari i Podujevës, Agim Veliu, përmes një postimi në ‘Facebook’ ka apeluar tek Policia e Podujevës që të rrisin angazhimin për lirimin e hapësirave të tjera publike.
Largimin e tyre, e kanë përkrahur qytetarët pasi që po u lirohet hapësira e cila është e dedikuar për ta, pasi që shpeshherë kanë qenë të rrezikuar duke kaluar në rrugën e cila është e paraparë për vetura./Llapi.info