Riparimi i dëmeve të shkaktuara në rrugët kryesore të qytetit po vazhdon.
Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Faik Muçiqi, ka bërë të ditur se aktualisht janë duke u riparuar rrugët kryesore të qytetit, Rruga “Zahir Pajaziti” dhe “Skenderbeu”.
Muçiqi ka deklaruar se krahas këtyre dy rrugëve, do të bëhet edhe riparimi i rrugëve tjera në qytet, ku është dëmtuar asfalti.
Përveç, riparimit të rrugëve do të bëhet edhe nivelimi i pusetave të kanalizimit fekal dhe atmosferik nëpër rrugë, si dhe vendosja e kapakëve atje ku ata janë dëmtuar, ose vjedhur.
Meremetimi i rrugëve është duke u bërë nga kompania “Milenium”./Llapi.info