Turqia regjistroi 62.606 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, shumë afër vendosjes së rekordit për raste ditore dhe 288 vdekje, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë atje.

Turqia aktualisht renditet e katërta në botë për nga numri i rasteve ditore bazuar në një mesatare shtatë ditore.

Presidenti Reccep Tayyip Erdogan njoftoi të martën disa kufizime të reja dhe një bllokim të pjesshëm për dy javët e para të muajit të shenjtë islamik të Ramazanit për të frenuar rritjen e rasteve.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve të Turqisë nga COVID-19 është 35.608, nga 4.212.645 raste të konfirmuara.