Gjendja shëndetësore e të aksidentuarës së mbrëmshme në Dobërdol të Podujevës vazhdon të mbetët e rëndë, njofton Llapi.info.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ku thuhet se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim në QKUK, ku sipas mjekut kujdestar ajo e ka gjendjen e rëndë shëndetësore.

Sipas PK- së me vendimin e Prokurorit i dyshuari është dërgurar në qendrën e mbajtjes.

Kujtojmë se mbrëmë Llapi.info raportoi lidhur me aksidentin në të cilin ishin të përfshirë një automjet me vozitës, të dyshuar mashkull dhe një çiklisti, viktimë femër.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:50 minuta në fshatin Dobërdol të Podujevës./Llapi.info