Ilmi Tahiri, mësues në Sh.F. “Sami Frashëri”, në Zhiti të Podujevës, vazhdon të u bëjë thirrje insitucioneve më të larta të vendit si dhe shoqërisë për t’i ndihmuar.

Ilmi Tahiri, jeton tash e 13 vite në barakat e lagjës “ Dëshmorët e Kombit”, ish- lagjia e Kuvajtit në Podujevë, me tre fëmijët e tij dhe bashkëshorten.

Përveq vështirësive të kushteve materiale me të cilat ata ballafaqohen çdo ditë, janë edhe paderjtësitë ndaj tyre që janë bërë tash e 10 vite.

Bashkeshorja e tij, prof. Emrije Tahiri, e diplomuar dhe me katër vjet përvoje pune, me vendim të Ministrisë së Arsimit dhe Drejtorisë së Arsimit në Podujevë nuk është rikthyer në vendin e saj të punës.
Tahiri tregon se këtë problem e ka adresuar tek të gjitha institucionet kompetente për këtë çështje, mirëpo, asnjëra nga to nuk ka reaguar.

ilmi tahiri

Ai tash mbetet në mëshirën e fatit.
Numri kontaktues ku ju mund të kontaktoni me mësuesin, Ilmi Tahiri është 044 612 800./llapi.info