Rrugët e Kosovës vazhdojnë të përgjaken çdo ditë e më shumë nga aksidentet e tmerrshme trafiku që po ndodhi gjithandej në vend.
Dy persona kanë mbetur të lënduar në një aksidenti të rëndë që ka ndodhur dje rreth orës 16:20 në fshatin Poterq të Epërm në Klinës.
Lajmi është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.
Sipas Ibrajt, në këtë aksident ishin të përfshira dy vetura që kanë pësuar dëme të mëdha materiale.
“Dje rreth orës 16:20, një aksident mes dy automjeteve, deri të aksidenti ka ardh nga pakujdesia e njërit nga ngasësit, dy persona të lënduar, por lëndimet e tyre nuk janë të rënda”, ka thënë Ibraj.
Pamje nga vendi i ngjarjes i ka dërguar një lexues i portalit lajmi.net.
Gjithashtu, dje (e enjte) në një aksident të rëndë komunikacioni që kishte ndodhur në magjistralen Hani i Elezit-Kaçanik, kanë mbetur të lënduar rëndë katër persona.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka thënë për lajmi.net se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar rëndë katër persona.
“Aksidenti ka ndodhur para një ore, në orën 18:30, në magjistralen Ferizaj-Shkup në vendin e quajtur ‘Guri i Shpuar’ në afërsi të Kaçanikut. Të përfshira janë dy vetura ndërsa katër persona janë të lënduar të cilëve iu ka dhënë ndihma e parë ne Ambulanten e Kaçanikut. Policia është në vendin e ngjarjes”, ka thënë për lajmi.net zëdhënësi i policisë Rajonale të Ferizajt, Agim Gashi.
Aksidente të rënda po vazhdojnë në ndodhi çdo ditë në rrugët e Kosovës, numri i të vdekurve në aksidente tragjikë po shtohet dita ditës. Policia vazhdimisht bën apel tek vozitësit që të kenë kujdes të shtuar në trafik dhe t’i respektojnë rregullat e trafikut.