Është duke vazhduar akoma debati i ashpër mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe zyrtarëve komunalë për mënyrën e dhënies së tenderëve nga ana e Komunës për operatorët e ndryshëm ekonomikë, shkruan Llapi.info.

Madje, ky debat është duke vazhduar në çdo seancë të Kuvendit të Podujevës.

Për këtë rast, tashmë është “deponuar” në Prokurori edhe kallëzim penal ndaj menaxherit të prokurimit publik në këtë komunë, Rasim Fejza.

Sekretari VV-së në këtë degë, Bahri Selimi, ditë më parë ka thënë se ky kallëzim penal ndaj këtij zyrtari ka të bëjë për kurdisjen e tenderëve dhe favorizimin që i bënë një kompanie, e cila, sipas tij, është e afërt me udhëheqësit e Komunës.

“Fejza në këto veprime ka bërë shkelje flagrante të rregullave të etikës dhe ligjit të prokurimit publik, duke bërë presion tek operatori ekonomik që të tërhiqet nga procesi i tenderimit, me kusht që tenderin ta marrë një person i preferuar i Rasim Fejzës edhe pse çmimi është më i lartë për më shumë se 6 mijë euro. Si kundërshpërblim, Fejza pronarit të operatorit ekonomik i premton punësimin e vajzës. Rasim Fejza thotë se e ka marrë bekimin e shefit të tij, kështu që bazuar në rregulloren, shefi i tij i bie që është kryetari i Komunës, atë kohë ishte Agim Veliu”, ka thënë ai.

Njëjtë është shprehur edhe këshilltari tjetër i kësaj partie, Avni Fetahu. Ky i fundit ka thënë se Komuna e Podujevës ka bërë eliminimin e operatorëve ekonomikë me oferta më të lira, kështu, siç ka thënë këshilltari i VV-së, ka dëmtuar edhe buxhetin komunal. Madje, Fetahu nëpër seanca Fejzën e quante “tuxhar” tenderësh, për çka edhe “ndizej” debati në Kuvend.

Mirëpo, këto akuza vazhdimisht i hidhnin poshtë zyrtarë të Komunës së Podujevës. Ata thoshin se mënyrë e përzgjedhjes së tenderëve, sipas tyre, gjithmonë është bërë në pajtim me procedurat ligjore.

Por, tashmë LVV ka publikuar edhe një video ku shihet se protagonistë kryesor është menaxheri i prokurimit në Podujevë, Rasim Fejza. Sipas kësaj videoje të publikuar më parë nga VV – dega në Podujevë, shihet edhe “propozimet” që bëhen nga zyrtari komunal në drejtim të një operatori ekonomik.

Këtë video e ka prezantuar në një konferencë për medie sekretari i VV-së, Bahri Selimi, i cili ka theksuar se kjo shkelje ka ndodhur në vitin 2018./Llapi.info

Konferencë për media.

Konferencë për media.

Gepostet von Lëvizja Vetëvendosje – Qendra Besianë am Mittwoch, 11. März 2020