Vlora Hyseni, 31-vjeçare nga Podujeva, ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë, shkruan Llapi.info.

Njoftimin mortor e kanë bërë familjarët e së ndjerës, teksa është njoftuar se varrimi i saj do të bëhet nesër në ora 13:00 në fshatin Siboc të Epërm.

Për këtë rast ka reaguar edhe Federata e Volejbollit të Kosovës.

REAGIMI I PLOTË:

▪️ VOLEJBOLLI KOSOVAR NË ZI ▪️

Telegram ngushëllimi

Me dhimbje e morëm lajmin e hidhur për kalimin në amshim të ish-volejbollistes Vlora Hyseni.

Vlora, që kontriboi drejtpërdrejt në sportin kryeqytetas duke qenë pjesë e klubit Mabetex e më vonë edhe Kolegji AAB, do të kujtohet përherë për pozitivitetin dhe profesionalizmin.

Humbja e Vlorës, lë boshllëk në komunitetin tonë, por ajo do të mbetet mes nesh përherë për kujtimet e mira që na la.

FVK i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes Hyseni, miqve e dashamirëve, me të cilët rrethohej në jetë e karrierë.

E kujtofshi sa të rroni,

Me respekt,

Bahri Gjinovci, President