Janë afro 12 mijë e 400 kilometra distancë mes Argjentinës dhe Kosovës, ndërsa argjentinasja Maria Clara Urdangaray gjeti vdekjen e saj në qytetin e Fushë Kosovës këtë javë, vrasje kjo që dyshohet të jetë kryer nga ish-partneri i saj, Endrit Nika. Ky i fundit është ndaluar në një muaj paraburgim. Gjatë tërë javës mediat argjentinase dhe ato zvicerane e kanë trajtuar në plotni e deri në detajet më të hollësishme këtë ngjarje të rëndë.

Prindi i të ndjerës, Facundo Urdangary, ka rrëfyer për mediat në Buenos Aries jetën e të bijës së tij, e ku madje ka treguar dhembshurisht se është në mungesë parash për të kërkuar kthimin e trupit të Marias. Facundo tregonte se si punëtor i thjeshtë, nuk i mbulon dot shpenzimet.

“E bija fliste me të ëmën dhe e përshkroi të dashurin e tij si një djalosh grash dhe tejet xheloz. Është femicid, jam i bindur”, ka thënë i ati i saj ditë më parë.

I dyshuari është Endrit Nika, 31 vjeçar, shtetas i Zvicres me prejardhje nga Drenasi i Kosovës. Siç raportuan gjerësisht mediat argjentinase, Nika është fans futbolli, merakli i armëve dhe i jetës së mirë.

Por, çka ndanë kohëve të fundit mediat argjentinase është se në rrjetet sociale, që të dy, Endriti dhe Clara, është supozime se ata mund të kenë qenë edhe të fejuar.

Nga ç’shihet në rrjetet e tyre sociale, ata kanë shkruar emrat e njëri tjetrit me emoji të zemrave dhe unaze.

Babai i saj pretendon se gjatë dasmës së vëllait të Nikës, ata patën një zënkë, teksa dyshonte se “mund të ketë qenë i dehur ose i droguar..dhe e ka hedhur atë nga ballkoni”.

“Bija ime vdiq në spital”, ka thënë ai.