Malisheva më 13 prill. Djali i tyre ka vdekur, pasi ishte lënduar më 7 prill në vendin e punës.
Gazeta Sinjali raportoi se i vdekur ka mbetur i riu Isuf Xhyliqi nga fshati Marali i Malishevës.
Rastin e vdekjes së tij e pati ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës.
Ndërkohë, hetimet për këtë rast janë duke u zhvilluar nga Policia në Gjakovë.
Por, Gazeta Sinjali merr vesh se i dyshuari kryesor në rast është Shpend Paqarizi, 33 vjeçar.
Merret vesh se më 7 prill viktima ishte lënduar në vendin e punës, dhe për këtë rast është iniciuar rasti “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.
I riu në ditën kur ishte lënduar së pari ishte dërguar në QKMF-në në Malishevë me lëndime të rënda trupore, të cilat dyshohet se janë shkaktuar në vendin e tij të punës, në fshatin Dragobil.
I njëjti më pas ishte dërguar në QKUK në Prishtinë, ku edhe kishte ndërruar jetë.