Një aksident me fatalitet ka ndodhur para pak orësh në Carralevë, ky një persona ka humbur jetën si shkak i plagëve të marra pas aksidentit.
Rastin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit, ku tha se një person ka humbur jetën dhe se bëhet fjalë për 42-vjeçarin, Jetmir Gashi.
I ndjeri me profesion ishte mjek, ku lajmin për vdekjen e tij e bën të ditur kolegët.
“Humbja e tij na ka tronditur të gjithëve. Është e vështirë ta pranojmë se një shpirt kaq i mirë dhe një zemër kaq e madhe u shuan kaq papritur”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Me zemër të thyer dhe dhimbje të thellë mora lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të mikut tim dhe kolegut të çmuar, Dr. Jetmir Gashi nga një aksident tragjik. Një profesionist i shkëlqyer, një njeri i jashtëzakonshëm, plot jetë, energji dhe përkushtim.
Humbja e tij na ka tronditur të gjithëve. Është e vështirë ta pranojmë se një shpirt kaq i mirë dhe një zemër kaq e madhe u shuan kaq papritur. Do të na mungojë buzëqeshja, dashamirësia dhe pasioni yt për profesionin dhe jetën.
Pusho në paqe, miku im! Kujtimi yt do të mbetet gjithmonë i paharruar. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve dhe të gjithë atyre që e deshën dhe e respektuan.