Nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri ka njoftuar se sot ka ndërruar jetë babai i tij, Musli Ymeri.
Ymeri këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi në ‘Facebook’.
Më tutje, deputeti i Kuvendit ka njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, në varrezat e fshatit Lugmir (Ish Zllatar) të kryeqytetit.
“Njoftoj të gjithë miqtë se sot ka ndërruar jetë babai im Musli Ymeri. Varrimi i të ndjerit bëhet nesër, e mërkurë 8 gusht 2018, në varrezat e fshatit Lugmir (ish Zllatar) të Prishtinës, në ora 13”, ka shkruar Ymeri