Bashkëshortja e veprimtarit të shquar dhe nënkryetarit të LDK-së, Fehmi Agani, Sadija, ka vdekur sot në orët e hershme të mëngjesit.
Lajmin e ka bërë publik Mentor Agani, i biri i Fehmit dhe Sadijes.
“Lajmëroj të gjithë miqtë që sot në orët e hershme të mëngjesit vdiq nena ime Sadije Agani”, shkroi Mentori në Facebook.
Ndërkaq, varrimi i saj behet sot (18.07.2018) në orën 17:00, në varrezat e qytetit në Prishtinë.