Aksidenti tragjik i cili ndodhi mëngjesin e së hënës në autostradën gjermane në Dunningen, mori jetën e tre shtetasve të Kosovës.

Valon Memaj 26 vjeçar nga komuna e Deçanit dhe vajza e tij 5 vjeçare Luisë Memaj, kishin humbur jetën në vendin e aksidentit, ndërkaq vajza tjetër Albina 3 vjeçare kishte pësuar lëndime të rënda trupore.

Ndonëse u tha e ajo kaloi me sukses një operacion, ajo nuk ka mundur t’u rezistojë plagëve të rënda, dhe ka ndërruar jetë mbrëmë në spitalin universitar në Freiburg.

Lajmin e ka bërë publik një faqe në Facebook e Deçanit.

Të nderuar qytetarë të Deçanit!

Të gjithë keni dëgjuar lajmin e kobshëm e tepër të dhimbshëm, për aksidenti e rënd të ndodhur pardje me 16. 07. 18. në Dunningen të Gjermanisë, në rrugën Nr: B 462, pas një aksidenti të rëndë në komunikacion, kanë humbur jetën shoferi i makinës BMW, 26 vjeçari Valon Memaj nga fshati Llukë e Epërme e Deçanit, e bija e tij 5 vjeçe Luisë Memaj.

Edhe Albina e vogël mbrëmë e humbi betejën, nuk iu rezistoi lëndimeve të renda. Tre engjëj do kthehen në arkivole në Kosovën nënë.
Ngushëllime familjes Memaj.

Lutemi që Zoti i plotfuqishëm t’i dërgojë në Xhenet!