Në moshën 94 vjeçare ka ndërruar jetë personi i parë fitues i festivalit europian të këngës Eurovision, Lys Assia.
Vdekjen e saj e bënë të ditur organizatorë nga kontesti i Eurosong, ndërsa u theksua se ajo mori çmim për Zvicrën në vitin 1956 ku dhe kish përformuar këngën Refrain, njofton Klan Kosova.
Raportohet se Lys Assia vdiq të shtunën në spitalin Zollikerberg në Cyrih.
Eurovizioni e përshkroi atë si “zonjën e parë” të konkursit dhe thanë se planifikojnë homazhe për nder të angazhimeve të saj.
Triumfi i Assisë në Eurovisionin e parë erdhi në Lugano të Zvicrës.