Sabit (Ramë) Neziri, i njohur si Komandant ‘Iliri’ ka vdekur të shtunën e javës së kaluar në Berlin të Gjermanisë, njofton Llapi.info.

Komandant Iliri, trupi i të cilit ka mbërritur sot në Kosovë, do të varroset nesër në ora 17:00 në varrezat e familjarëve në fshatin Katunishtë.

Këtë për Llapi.info e kanë konfirmuar familjarë të të ndjerit të cilët thanë se Veterani i UÇK- së ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë më 31 mars në Berlin te Gjermanisë.

Kujtojmë se ‘Iliri’ ka qenë komandant i njësisë speciale ‘Commando’, njësi me të cilën ka zhvilluar një numër të konsiderueshëm aksionesh në luftën e vitit 1999. /Llapi.info

Fotografia e Llapi.info