Trajneri i njohur nga Podujeva, Emin Simnica, ka ndërruar jetë sot, shkruan Llapi.info.
Burim i Llapi.info tha se Simnica ka pësuar infarkt në ndeshjen e juniorëve e cila ishte duke u zhvilluar në mes Ramiz Sadikut dhe Llapit.
Pas dhimbjeve që kishte ndjerë në zhveshtore, atë e kanë dërguar në QKUK në Prishtinë.
Pavarësisht ndihmës që mori, ai nuk ia doli të mbijetoi.
Simnica në të kaluarën ka qenë trajner i Besianës dhe Hysit.