Një person ka ndërruar jetë në Podujevë, pasi i njëjti është goditur nga një kamionetë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e stacionit policor ne Podujevë, Antigona Çitaku e cila ka njoftuar se bëhet fjalë për një person të moshës 30 vjeçar, i cili përderisa ishte duke rrugën afër shkollës në Gllamnik është goditur nga një kamionetë.

Sipas saj, policia dhe ambulanca kanë arritur me kohë në vendin e ngjarjes, ndërsa viktima ka ndërruar jetë një orë pasi është dërguar në QKUK.

Ndryshe, ajo ka njoftuar se i dyshuar është ndaluar dhe po mbahet në stacion.