Ka ndërruar jetë sot ish-kryetari i parë pas luftës i Komunës së Podujevës, Sylejman Gashi, shkruan Llapi.info.
Ai ka ndërruar jetë sot në moshën 75-vjeçare.
Sipas njoftimit të familjarëve, varrimi i të ndjerit bëhet nesër, me datën 1 dhjetor 2021 në orën 13:00, në varrezat e fshatit Dobërdol të Podujevës.
Pas përfundimit të luftës, Gashi si pjesëtarë i UÇK-së që ishte, ishte emëruar kryetar komune deri në zgjedhjet e para e komunale. Ai dha kontribut të madh në organizimin e zgjedhjeve të para komunale duke bashkëpunuar me të gjitha subjektet komunale të Podujevës.
Gashi ka dhënë kontribut të çmuar edhe çështjen e Arsimit në vitet e 90-ta./Llapi.info