Stomatologu nga Gjilani, Rasim Sefiu ka ndërruar jetë papritmas në moshë të re gjatë ditës së djeshme.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët në rrjetet sociale.

Sefiu ka vdekur pikërisht në tre vjetorin e vdekjes së babait të tij, i cili po ashtu kishte qenë mjek i njohur në Gjilan.

Dje ai kishte bërë edhe një dedikim në Facebook për babain e tij.

Për lajmin e hidhur kanë reaguar edhe nga Oda e Stomatologëve të Kosovës.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë për ndarjen e papritur nga jeta në moshën 34 vjecare të kolegut tonë Dr.Rasim Sefiu– specializant në lëminë e parodontologjisë dhe mjekësisë orale”, thuhet në reagim.