Një nënoficer i FSK’së i cili punonte në batalionin e reagimit të shpejtë në Mitrovicë ka vdekur sot pasi ka kryer testimet fizike
Vdekjen e 47-vjeçarit e ka konfirmuar për Gazetën Express zyrtari për informim i Ministrisë së Mbrojtjes, Ibrahim Shala.
“Mund të konfirmoj vdekjen e një nënoficeri”, ka thënë Shala.
Ndërkaq nga spitali i Mitrovicës kanë thënë se Ejupi ka vdekur si pasojë e atakut kardiak.
Mësohet se i ndjeri është me prejardhje Podujeva, mirëpo punonte ne batalionin e reagimit të shpejtë në Mitrovicë