Një 25 vjeçar ka humbur jetën dhe shtatë persona të tjerë kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Orllan të Podujevës. Lajmin për portalin llapi.info e ka konfirmuar Policia e Stacionit të Podujevës.

Sipas policisë, në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, njëra prej të cilave me targa të huaja, ndërsa një 25 –vjeçar ka mbetur i vdekur dhe shtatë të tjerë janë lënduar.

Llapi.info ka kontaktuar Qendrën Emergjentë në Podujevë për të mësuar rreth të lënduarve të tjerë, por mjeku kujdestar ka thënë se ende nuk kemi informata se kush janë të lënduarit, pasiqë ata janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë./Llapi.info