Një 32 vjeçar nga fshatin Sfeçël i Komunës së Podujevës ka humbur jetën, i cili kishte qenë i infektuar me koronavirus, raporton Llapi.info.

Familjarët kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet në orën 14:00, në varrezat e fshatit Sfeçël.

“Njoftojmë farefisin, miqtë se sot pas një beteje të mundimshme me COVID 19 ndërroj jetë më i dashuri ynë H. A. 32 vjeç! Varrimi i të ndjerit do të bëhet në ora 14:00, në varrezat e Fshatit Sfeçël duke respektuar dispozitat kundër Pandemisë, pra me rrethin e ngushtë familjarë! Për shkak të pandemisë të pame nuk do të ketë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Që nga fillimi i pandemisë, e deri më tani, numri i të infektuarve në Llap ka arritur në 6,568. Deri tash janë raportuar 78 viktima, kurse 5,065 pacientë janë shpallur të shëruar. Aktualisht në këtë Komunë janë aktivë edhe 1.425 persona./Llapi.info