Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Prishtinë, një 54-vjeçar ka vdekur në rrugën “Isa Boletini”, ky dyshohet se ka renë në ashensor.

Kështu bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Aktualisht policia në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, tha Ahmeti.