Një person me inicialet S.J rreth moshës 69 vjeç, ka humbur jetën sot rreth orës 14:00 në liqenin artificial të Mitrovicës.
Lajmin e ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas tij, viktima është nxjerr nga uji prej disa kalimtarëve të rastit të cilët e kanë dërguar në spitalin rajonal të Mitrovicës, ku më vonë është konfirmuar vdekja e tij.
“Një 69 vjeçar ka humbur jetën sot në liqenin artificial”, ka thënë Zahiti.
Ndërkaq, policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke vazhduar hetimet rreth këtij rasti.