Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Kuk të Dragashit, ku është gjendur e vdekur një 67-vjeçare, e cila për një kohë të gjatë dyshohet të ketë qenë viktimë e dhunës fizike.
Gazeta Sinjali ka raportuar se gruaja ka ndërruar jetë sot në mengjes dhe se vdekja e saj u konstatua e dyshimtë nga mjeku kujdestar.
Sipas informacioneve të para, në trupin e gruas ka pasur shenja të dhunës, gjë që ka ngritur dyshime se e njëjta mund të ketë vdekur si pasojë e dhunës së vazhdueshme në familje.
Trupi i pajetë është dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit vdekja është cilësuar si e dyshimtë dhe pas nisjes së hetimeve, priten të zbardhen rrethanat e vdekjes se gruas nga Dragashi.