Një grua ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve që ka marrë në aksidentin që ka ndodhur rreth orës 14:00 në fshatin Penuhë të Podujevës.
Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Në këtë aksident që kanë qenë të përfshira tri automjete lëndime kanë marrë tetë persona.
“Rreth orës 14:00 e kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Penuh të Podujevës, ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Ne këtë aksident lëndime trupore kanë pësuar 8 persona. Njeri nga të lënduarit (femër) nuk ka arritur të përballoj plagët e shkaktuara dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Ndërkohë që personat e tjerë të lënduar janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti.
Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK./Llapi.info