Sot rreth orës 17:52 në Klinikën e Neurologjisë të SHSKUK-së, ka ndërruar jetë i burgosuri R.S, i lindur më 1959.
Përmes një njoftimi për media nga Shërbimi Korrektues i Kosovës thuhet se 64-vjeçari nga pranimi i tij në QP Prizren, për shkaqe shëndetësore është transferuar për në Stacionarin e Burgut të Dubravës, ku për shkak të gjendjes së tij shëndetësore jo të mirë ka qëndruar tërë kohën.
“ Më 01.03.2023, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, nga mjeku kujdestar udhëzohet për vizitë mjekësore urgjente në Spiralin Rajonal të Pejës, ku edhe hospitalizohet në Repartin e Neurologjisë.
Të njëjtën ditë, rreth orës 21:00, transferohet në SHSKUK, Klinika e Neurologjise, për evaluim dhe trajtim të mëtutjeshëm, por për kundër përpjekjeve të vazhdueshme të stafit të Klinikës së Neurologjisë, bazuar në gjendjen e tij të përgjithshme si pasojë e sëmundjeve kronike dhe komplikimeve që kishte, i njëjti ka ndrruar jetë”, thuhet në njoftim.
Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes.