Një person ka humbur jetën në Mitrovicë pasi është rrokullisur me traktor. Prej lëndimeve që të marrë ai ka vdekur në vendin e ngjarjes, njofton policia përmes raportit 24 orësh.
Policia thotë se rasti ka ndodhur ditën e enjtë dhe është iniciuar si vdekje e dyshimtë.

“Mitrovicë 03.05.2018 – 14:00. Raportohet se viktima mashkull K/serb ,duke punuar me traktorin e tij është rrokullisur me ç’ rast i njëjti nga lëndimet e marra ka vdekur në vende ngjarje. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që rasti të cilësohet si vdekje e dyshuar, ndërsa trupi i pa jete t’ ju lirohet familjarëve”, ka njoftuar policia.