Screenshot

Një ngjarje tragjike raportohet të ketë ndodhur në Veternik të Prishtinës, ku një punëtor i ndërtimit dyshohet se në rrethana tragjike ka humbur jetën.

Siç merr vesh GazetaDemos nga burimet në vendgjarje, viktima ishte kontraktuar nga brendi “Zara”, pasi qendra tragtare “Albi Mall” disa punë ia jep “Zarës”, e që më pas e njëjta kontrakton punëtorë.

Nga të njëjtat burime bëhet e ditur se punëtori është rumun, rreth të 50-ave.