Ka vdekur sot njëra ndër gratë më të moshuara në Kosovë.

Xhezide Gërxhaliu, nga Mitrovica ishte 115 vjeçare.

Klan Kosova njofton se pas përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore, famiiljarët e dërguan në spitalin e Mitrovicës ku edhe ndërroi jetë.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet nesër, (ditë e hënë) me fillim nga ora 12:00.

Ceremonia mortore do të zhvillohet në varrezat e Shipolit në Mitrovicë,

Ajo para më shumë e një viti ishte vizituar në shtëpinë e saj edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke u njohur kështu si pensionistja më e vjetër në Kosovë.