Një aksidenti i rëndë trafiku pati ndodhur më 29 prill tek vendi i quajtur “Bunari i Bradashit” në Podujevë, raporton Llapi.info.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete, ku për pasojë mbetën të lënduar gjashtë persona.
Lexo edhe: Gjashtë persona të lënduar nga aksidenti në Podujevë
Të lënduarit ishin dërguar për tretman mjekësor, teksa njëri prej tyre ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme në QKUK. Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Podujevë 29.04.2020 – 15:13. Lidhur me rastin, nga QKUK është informuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte në tretman mjekësor, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Siç mëson Llapi.info, tashmë i ndjeri është një 9-vjeçar B.G., nga fshati Dobërdol i Komunës së Podujevës. /Llapi.info