Një aksident trafiku ka ndodhur të premten e kaluar në magjistralen Prishtinë – Podujevë, më saktësisht në fshatin Siboc, raporton Llapi.info.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një këmbësor, ku për pasojë ky i fundit ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti ishte dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Ndërkaq, siç mëson Llapi.info, këmbësori (i moshuar) ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Kujtojmë, vetëm gjatë javëve të fundit 3 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e aksidenteve në këtë magjistrale./Llapi.info