Më 24 maj në rrugën magjistrale Prishtinë – Podujevë, konkretisht në fshatin Bardhosh, rreth orës 22:00 pati ndodhur një aksident trafiku, ku një person është goditur nga një makinë, njofton Llapi.info
Viktima ka qenë i shtrirë në QKUK, ndërsa dje ka ndërruar jetë. Siç njofton Policia e Kosovës, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Fshati Bardhosh, Prishtinë 24.05.2019 – 22:00. Lidhur me rastin me 12.06.2019 viktima mashkull K-Shqiptar që ishte për tretman në QKUK, ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thotë PK./Llapi.info
LEXO EDHE: Goditet nga vetura një këmbësor në magjistralen Prishtinë – Podujevë, arrestohet vozitësi