Ka ndërruar jetë edhe personi i katërt që ishte përfshirë në aksidentin me fatalitet që kishte ndodhur para dy muajsh në magjistralen Ferizaj-Kaçanik.
Indeksonline mëson se bëhet fjalë për Samet Belën, i cili prej asaj kohe ishte në gjendje kome.
Ndërsa, në aksidentin e rënd kishin vdekur në vend shokët e Sametit; Flamur Berisha, Enis Ceka dhe Artan Lika.
Deri te vet-aksidenti kishte ardhur si pasojë e mos-kontrollimit të veturës .
Vlen të theksohet se të ndjerët vinin nga fshatrat e komunës së Kaçanikut.