Sadik Thaçi nga Llapushniku i Drenasit, ka vdekur dy javë pasi ka marrë lëndime të rënda në shpërthimin e ndodhur në bazën e rezervuarve të derivateve të “Al Petrol” në Fushë Kosovë.
Familjarët e viktimës kanë konfirmuar për Indeksonline vdekjen e tij.
Thaçi kishte pësuar djegie të rëndë në një sipërfaqe prej 80 për qind të trupit dhe deri më tani ka qëndruar në kujdesin intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Në këtë incident zjarri, lëndime trupore kishte pësuar edhe pronari i “Al Petrol” Lulzim Kryeziu./