Zyrtar i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes, Sylë Zhitia, ka vdekur mëngjesin e sotëm, nga një sulm në zemër, njofton Llapi.info.
Përmes një postimi në Facebook, është bërë e ditur se Zhitia, vëllai i dëshmorit Afrim Zhitia, ka vdekur në shtëpinë e tij, në fshatin Llugë të Podujevës.
“Në emër të Ministrit të Mbrojtjes Anton Quni, zëvëndësministrit Enver Dugolli, Sekretarit të Përgjithshëm Faruk Geci, Komandantit të FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, dhe të gjithë stafit të ministrisë, i shprehim ngushëllime më të thella familjes, shokëve, miqve dhe farefisit”, thuhet në postimin e ministrisë./Llapi.info