Në moshen 84 vjecare ka ndërruar jetë veterani i arsimit Nezir Bulliqi nga Podujeva, një veprimtar i gjithanëshem duke arsimuar brezat e rinjë, sakrifica e tij në arsim ishte e madhe në shkollat e llapit e sidomos në kohë të luftës,shkruan Llapi.info
Forcat Serbe e shpërngulen atë në Maqedoni nga atje ai migroi në Teksas ku edhe atje shërbeu në shkollat shqiptare.
Pjesë nga Veprimtaria e tij:
Bulliqi lindi në fshatin Llugë të Podujevës, shkollën përfundoi më 22 dhjetor 1932. Shkollën fillore e mbaroi në Lluzhan, pas kësaj u regjistrua në shkollën normale në Prishtinë të cilën e kreu me sukses dhe kështu e fitoj titullin e mësuesit.
Veprimtiaria e tij ishte gjithëanshme duke arsimuar brezat e rinëj me dituri në shumë shkolla të Llapit, ndër to ishin fshatrat Majac, Buricë, Lupq, Halabak, Lluzhan dhe Llugë.
Janë të rrallë njerëzit si mësuesi Nezir që në personalitetin e tyre i kanë të gërshetuara vlerat më të larta njerëzore si urtësinë, bujarinë, arsimin e lartë akademik, atdhetar dhe fetar, sinqeritetin dhe virtualitetin në komunikim me njerëzit. Neziri ishte nje nder brezat e pare te mesuesve ne Kosove. Ne vitin 1990, ai u largua dhunshem nga puna prej organeve Serbe. Punen e mesuesit e vazhdoi neper shtepi private duke ndjekur planet e Kosoves.
Ai asnjëherë nuk u ndal së kontribuari në arsim , e të qenurit mësues në shkollat shqipe atëbotë nuk ishte aspak e lehtë, pasi që pushteti serb ushtronte presion të paparë mbi mësimdhënesit me qëllim të pengimit të shkollimit dhe edukimit të fëmijëve në gjuhën shqipe.
Në kohë ët luftës, serbët e shpërngulen ate ne MësuesinNezir së bashku me anëtarët e tjerë të familjes, serbet i dërguan në Maqedoni në kampin e Stankovcit, por fati deshi që ky nga ai kamp të emigroi në SHBA. Ai u vendos në qytetin e Hjustonit në Teksas, as atje nuk u ndal se kontribuari ne arsim per shkollaret Shqiptare.
E puna e palodhshme e tij sot u mësuesit Nezir u shpërblye pasi që shumë nxënës të tij dolën akademik, profesor, e doktor shkencash. Nxënës të mësuesit Nezir ishin edhe të rinjë që bënë rezistencë shqiptare si Afrim Zhitia e Ilir Konushefci.
Lajmi për ndarjen nga jeta e mësuesit të shumë gjeneratave dhe veteranit të arsimit Nezir Bulliqi na tronditi të gjithëve ndër ta edhe Shpejtim Bulliqin, ku permes një postimi në facebook ka ndarë dhimbjen me vdekjen e Mësuesit Nezir/Llapi.info