Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Shqipëri ku tre anëtarët të një familje nga Gjilani kanë vdekur.
Vdekjen e tyre e ka konfirmuar edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.
Ai i ka dërguar shprehur ngushëllime familje Haliti pas humbjes tragjike të tre anëtarëve në Shqipëri.
“Me trishtim e mora lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të tre anëtarëve të familjes suaj, në Shqipëri, Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti. Kjo tragjedi na ka tronditur të gjithëve dhe apeli im është që të ndriçohet rasti sa më parë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë. Familje e dashur Haliti, ju lus që të bëheni të fortë për ta përballuar këtë tragjedi që na tronditi të gjithë. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit,
Ndryshe, sipas raportimeve të medias lokale Mediafokus, dyshimet e para janë që nëna e djali me bashkëshorten, kanë ndërruar jetë si pasojë e helmimit në ushqim.
Ndërkohë që mbetet të konfirmohet lajmi nga autoritetet shqiptare.