Në shkollën fillore të mesme të ulët “Rilindja” në fshatin Keqekollë të Komunës së Prishtinës, është regjistruar vetëm një fëmijë në klasën e parë, për këtë vit shkollor.

Vajza e cila sivjet do të nisë mësimin klasën do ta ndajë me tre nxënës të tjerë të klasës së pestë.

Mësuesi asaj do të ia mësojë abetaren e të tjerëve do të u flasë për histori, biologji e lëndë të tjera, njofton Klan Kosova.

Këtë vendim janë detyruar ta marrin në mungesë të nxënësve në këtë shkollë, thotë drejtoresha e “Rilindjes”, Qamile Gashi.

Gashi tregon se ky vit shkollor do të nisë me 19 nxënës gjithsejtë, 44 më pak se në vitin 2015, 63 sa kishte ky institucion arsimor.

Drejtoria e Arsimit e Prishtinës bëri me dije, se në vitin shkollor 2022-2023 në të gjitha fshatrat e Prishtinës janë regjistruar 262 nxënës në klasën e parë, 20 më pak se vitin e kaluar, që ishin 282.