Gazetari Vehbi Kajtazi ka reaguar pasi policia sot kanë shkuar në redaksinë e gazetës “Insajderi” për ta intervistuar drejtorin e saj Parim Olluri, raporton Gazeta Express.

Kajtazi ka shkruar se kurrfarë presioni nga kushdo qoftë nuk i frikëson.

“Kurrfare presioni, nga kushdo qofte nuk na frikeson e nuk na ndale nga puna jone ne interes te publikut”, ka shkruar ai.

Drejtori i gazetës “Insajderi”, Parim Olluri, ka reaguar pas sqarimit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës se nuk do të hetohen gazetarët e mediat, por zyrtarët që dyshohet se kanë zbuluar “fshehtësinë zyrtare”


Olluri ka thënë se nuk e di sa është i saktë një njoftim i tillë meqë ai vet është intervistuar nga njësiti i Krimeve të Rënda të Policisë, të cilit kishin shkuar sot herët në redaksi.

Drejtori i Insajderit ka thënë se pas pak bashkë me avokatin do të paraqiten në stacion policor për t’u intervistuar.