Sezona e verës ka filluar edhe për qytetarët e komunës së Podujevës, ku pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit është rritur numri i të interesuarëve për pushime.

Agjensionet turistike në Podujevë për Llapi.info kanë thënë se Velipoja mbetet vendi i preferuar i llapjanëve, përcjellur nga Durrësi, ndërsa më pak interesim ka për Sarandë, Ulqin etj, sepse sipas tyre këto vende janë më të shtrenjta dhe më të largëta.

Ndërsa, nga ana tjetër qytetarët kanë thënë se preferojnë më shumë Velipojën sepse është vend më i qetë dhe plazhi është më i pastërt, si dhe çmimet janë më të volitshme, për dallim nga Ulqini ku çmimet janë më të shtrenjta.

Sipas këtyre agjensioneve qytetarët më së shumti marrin bileta kthyese për 7 deri në 10 ditë, ku çmimet e biletave sillen prej 12 deri në 15 euro.

Oraret e nisjes nga Podujeva për në këto vende janë të ndryshme varësisht nga agjensioni./Llapi.info