Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu, ka thënë për Telegrafin se Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme dhe sipas tij Qeveria duhet të lejohet t’i realizojë projektet deri në fund, transmeton Llapi.info.

Ai nuk i ka komentuar deklaratat e deputetes së LDK-së, Lirie Kajtazi, e cila ka deklaruar se “koalicioni në mes Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe LDK-së, nuk ka jetëgjatësi”, duke thënë se vendi ka nevojë për stabilitet dhe qëndrueshmëri.

“Unë nuk e di se çfarë ka thënë kolegia ime, por e kam dëgjuar edhe nda disa të tjerë këtë kërkesë. Unë të them të drejtën, kjo se çfarë po thuhet është për shkak se disa kanë halle personale”, ka theksuar Veliu.