Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, u ka shprehur ngushëllime familjes së ish-të burgosurit politik, Bajrush Behrami.

Në një postim në ‘Facebook’, Veliu ka shkruar se ika e tij e hershme në përjetësi është humbje e madhe, transmeton Llapi.info

Më poshtë postimi i plotë:

Me ndarjen nga jeta të Bajrush Behramit, humbëm njeriun e mirë, intelektualin dhe veprimtarin e devotshëm të çështjes kombëtare.

Me shpirtin e tij prej artisti dhe guximin e madh prej luftëtari, Bajrushi kontribuoi dhe i dha shumë vendit dhe shoqërisë. Ikja e tij e hershme në përjetësi është një humbje e madhe, jo vetëm për familjen dhe miqtë, por edhe për Kosovën.

Pusho i qetë në tokën e Kosovës, të cilës ia kushtove jetën!