Sot janë bërë dy vjet nga vdekja e ish-deputetit nga Podujeva, Agim Kikaj, njofton Llapi.info

Në përvjetorin e dytë të Kikajt, i pari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu së bashku me familjarët e ish-deputetit, anëtarët, strukturat e LDK-së dhe qytetarë të tjerë, kanë bërë homazhe në fshatin Lupç të Poshtëm.

Përmes një postimi në Facebook, Veliu ka thënë se me ndarjen nga jeta të Agim Kikaj, LDK dhe Kosova humbën veprimtarin, intelektualin dhe patriotin e madh.

“Në nderim të jetës dhe veprës së bashkëpunëtorit dhe veprimtarit të madh të LDK-së dhe të Kosovës, Agim Kikaj, në dy vjetorin e shkuarjes së tij në amshim, sot së bashku me familjarët e tij, anëtarët e strukturat e LDK-së dhe qytetarë të tjerë, bëmë homazhe dhe vendosëm lule te varri i tij në fshatin Lupç i Poshtëm. Me ndarjen e tij nga jeta, LDK dhe Kosova humbën veprimtarin, intelektualin dhe patriotin e madh”, ka shkruar Veliu./Llapi.info

Image may contain: 8 people, wedding, suit and outdoor
Image may contain: one or more people, people standing, wedding, tree, crowd and outdoor