Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu sot ka bërë homazhe tek varri i ish- profesorit të Matematikës, Qefser Sadiku.

Ai përmes një postimi në facebook ka shkruar se dhembja për Sadikun edhe pas tri viteve është po aq e madhe edhe për arsimin llapjan, duke u shprehur ngushëllime familjes si dhe bashkëpunëtorëve të tij, njofton Llapi.info.

“Në përvjetorin e tretë të ndarjes nga jeta, bëmë homazhe dhe nderuam njërin prej bashkëpunëtorëve më të përkushtuar, anëtarin e Kryesisë së degës së LDK-së në Podujevë, këshilltarin e kuvendit dhe profesorin e respektuar të Matematikës Qefser Sh. Sadiku.
Edhe pse kaluan tri vite, dhembja për të dhe mungesa e Qefserit është po aq e madhe në arsimin llapjan, Kuvendin e Komunës dhe jetën politike në Podujevë.
Ngushëllimi më i mirë për familjen, rrethin dhe neve si bashkëpunëtorë, mbeten veprat që la pas vetes dhe kujtimet e mira për të.
I përjetshëm kujtimi për profesor Qefser Sadiku!” ka shkruar Veliu.

Kujtojmë se Qefser Sadiku ishte profesor i lëndës së Matematikës së Gjimnazin “Aleksandër Xhuvani” në Podujevë./Llapi.info.