Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu ka thënë se do të vazhdojë rritja e buxhetit në fushën e bujqësisë në mënyrë që secili bujk që dëshiron të punojë tokën ta ndiejë përkrahjen e Komunës, njofton Llapi.info.

Kështu ka shkruar Veliu në një postim në faqen e tij zyrtare Facebook, ku po ashtu i’u ka uruar korrje dhe shirje të bereqetshme fermerëve dhe bujqërve llapjanë.

Postimi i plotë:

“Për bujqit dhe fermerët llapjanë, uroj korrje – shirje të bereqetshme të grurit.
Do të vazhdojmë me rritjen e buxhetit në sektorin e bujqësisë. në mënyre që përkrahja e Komunës të shkojë deri tek secili bujk që dëshiron ta punojë tokën.”